Skënderbeu kalon në avantazh ndaj Laçit, “Ujqërit” mbyllin pjesën e parë në epërsi në Korçë

45 minutat e para të përballjes mes Skënderbeut dhe Laçit janë mbyllur me rezultatin 1-0 për skuadrën korçare.

Golin që ndan dy ekipet e realizoi mbrojtësi Georgios Lagonidis në minutën e 27-të.

Të lidhura

None found

Skënderbeu ka qenë më aktiv në fazën sulmuese gjatë këtij fraksioni dhe, deri në këtë pikë të ndeshjes, po i afrohet marrjes së tri pikëve.

Laçi, nga ana tjetër, ende nuk ka arritur të reagojë.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Dobjani, Lagonidis, Amadu, Shaqe, Zenullari, Braga, Totre, Nasr, Shkëmbi, Janaqi, Bismark. Trajner: Juljan Ahmataj.

LAÇI: Biba, Azizi, Kurti, Gamarra, Nupe, Ndubuisi, Nërguti, Tola, Bibo, Ajazi, Traore. Trajner: Qatip Osmani.


Shtuar më 28.10.2026 19:30