Kosova refuzoi vaksinën kineze nga Shqipëria, Albin Kurti zbulon arsyen e fortë

Ditën e sotme Kosova refuzoi zyrtarisht ndihmën e Shqipërisë për vaksinimin anti covid.

Qeveria kosovare u shpreh se në Shqipëri janë mbaruar rezervat e Pfizer dhe AstraZeneca dhe ka mbetur vetëm vaksina kineze Sinovac duke shtuar se nuk mund t’a injektojë në popullsi këtë të fundit pa certifikimin e EMA.

Kryeministri Albin Kurti ka folur për mediat pas vendimit se Kosova refuzoi vaksinimin e mësuesve në Shqipëri.

Kurti u shpreh se Kosova nuk ka luksin që të pranojë vaksinat gjithandej, ai shtoi se orientimi i tyre është që vaksinat t’i pranojmë vetëm nga shtetet që e kanë njohur Kosovën.

“Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej.

Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi ofertave të ndryshme të cilat mund të na vinë nga shtetet mosnjohëse”, ka shtuar ai. /albeu.com/


Shtuar 5.04.2021 05:04