Kosova mban frymën! Mbi 1500 të infektuar, sa humbën jetën

Kosova vijon me shifra alarmante të të prekurve me Covid 19.

Dita e sotme ka sjellë një rritje të madhe të numrit të të prekurve dhe viktimave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike informon se nga 11.017 testime, 1630 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Po ashtu sot është regjistruar një rekord viktimash ku në 24 orë 36 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me Covid-19. Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575./albeu.com


Shtuar 29.08.2021 15:10