Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut transmetoi një video të lëshimit të raketës së tij më të fundit të duke demonstruar kështu forcën e saj.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u pa duke vëzhguar raketën e madhe që u lëshua nga brenda një ndërtese. Gjurmët e tymit të bardhë u panë duke lënë raketën ndërsa ajo ngjitej.
E quajtur Hwasong-17, ICBM është raketa më e madhe me lëndë djegëse e lëshuar ndonjëherë. Kim urdhëroi testin për shkak të tensionit ushtarak rreth gadishullit korean dhe pashmangshmërisë së konfrontimit të gjatë me amerikanët.
Hwasong-17 ishte zbuluar në parada ushtarake dhe ekspozita duke ua bërë të qartë ekspertëve se çfarë prisnin. “Reuters” raporton se hapi tjetër që mund të marrë Koreja e Veriut është ndërtimi i raketave me lëndë djegëse të ngurtë, të cilat janë më të qëndrueshme dhe mund të lëshohen pothuajse pa paralajmërim apo kohë përgatitjeje.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dy kompanive ruse dhe një entiteti koreanoverior për transferimin e artikujve në programin raketor të Koresë së Veriut. Përveç kësaj, shtetasi rus Igor Aleksandrovich Michurin dhe shtetasi i Koresë së Veriut Ri Sung Chol u sanksionuan gjithashtu nga administrata amerikane.
Këto masa janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të penguar aftësinë e Koresë së Veriut për të avancuar programin e saj raketor. Edhe më herët administrata amerikane u shpreh se Rusia po luan një rol negativ në skenën botërore si bashkëpunuese e programeve raketore me Korenë e Veriut.