Konsumoni sa më shpesh djathin e dhisë, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni në shëndet

I butë dhe i veçantë në shije, djathi i dhisë është një produkt qumështi që shijohet pothuajse në të gjithë botën. Është i disponueshëm në disa shije dhe tekstura, nga të buta dhe të përshtatshme për bukë, tek të kripurat dhe të forta.

Djathi i dhisë për shkak të përmbajtjes së ulët të laktozës është më i lehtë për t’u tretur nga trupi ynë, duke lehtësuar kështu procesin e tretjes.

Kështu, është një zgjedhje e shkëlqyer për njerëzit që janë intolerantë ndaj laktozës. Në të njëjtën kohë, të gjithë lëndët ushqyese dhe mineralet e pranishme në produktet e qumështit të dhisë, më konkretisht, magnezi, kalciumi dhe fosfori, përthithen më mirë.

Gjithashtu, riboflavina (vitamina B2), e cila gjendet në sasi të mëdha në djathin e dhisë, ndihmon në funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ.

Një nga karakteristikat e djathit të dhisë është edhe përmbajtja e tij e ulët e α1-kazeinës. Proteinat e djathit të dhisë janë dukshëm të ndryshme nga llojet e tjera të djathit. Kryesisht në përbërjen e aminoacideve nga të cilat përbëhen, në mënyrë që të mos shkaktojnë alergji.