Konferenca Ndërqeveritare, Rama për propozimin e Merz: Jemi talebanët e Europës, do të bëjmë gjithçka për tu anëtarësuar

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe propozimin e kacelarit gjerman Friedrich Merz, i cili kërkon anëtarësimin gradual të vendeve kandidate në BE. Duke folur nga Brukseli, ku u mbajt Konferenca Ndërqeveritare, Rama tha se zgjerimi nuk duhet të mbetet tabu dhe se, përballë sfidave të reja dhe luftës, Europa duhet të gjejë mënyra kreative për të avancuar drejtë Integrimit.

Kryeministri theksoi më tej se kandidatët nuk duhet të ndahen, teksa shtoi se Shqipëria është “talebane e Europës” duke rikonfirmuar qëndrimin për tu anëtarësuar.

Të lidhura

None found

“Është shumë me interes dhe e mirëpritur vëmendja e veçantë që kancelari gjerman i kushton zgjerimit dhe ne e vlerësojmë shumë këtë. Ka qenë një temë që për disa ishte tabu dhe për ne nuk ishte tabu. Unë jam i kënaqur me këtë sepse u bënë disa vite që mendoj se duhet gjetur një mënyrë krjuese sepse jemi në një botë krejt të re. Europa ka një luftë me të cilën duhet të merret në tokën e saj dhe shumë sfida me të cilat duhet të përballet. Një Europë e bashkuar është më mirë për të gjithë. As qeveria e Shqipërisë, as e Ballkanit Perëndimor, por vetë Parlamenti Europian ka nxjerrë një raport që mbajtja jonë jashtë është më e kushtueshme sesa mbajtja brenda. Letra jonë u është drejtuar vendeve anëtare.

Duhet ta shohim gjerësisht, pa nevojën për të provokuar ndokënd, kandidatët nuk duhet të ndahen. E dyta, po Moldavia? Moldavia u ka mbijeutar dy agresioneve ruse në dy fushata shumë të vështira e në dukje e brishtë, por një grua shumë e fortë i ka drejtuar me shumë guxim, me vullnet mjaft të fortë europian duke u premtuar moldavëve BE. Ne jemi talebanët e BE-së. Nuk do t’ hedhim sytë askund. Çfarëdo të duhet, do ta bëjmë për të hyrë brenda. Ka pika të dobëta që duhen marrë në konsideratë”, tha Rama.


Shtuar 26.05.2026 21:34

Tags: ,
meritkingjojobetjojobetjojobetjojobetcasibomMadridbetMadridbetjojobetjojobet girişJojobetmeritkinggalabetjojobetcasibomlunabet girişholiganbet girişMarsbahis GüncelMarsbahis GirişMarsbahis Güncel GirişJojobetJojobet Giriş