Kishte rënë në kontakt me një të infektuar me COVID-19, vetëizolohet Kate Middleton

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, është vetëizoluar pasi ka rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, tha një zëdhënës i Pallatit Kensington për CNN.

“Lartësia e saj nuk po përjeton simptoma, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe po izolohet në shtëpi”, tha zëdhënësi, transmeton albeu.com.

Udhëzimet e qeverisë britanike përcaktojnë që kushdo që ka pasur kontakt të ngushtë me një person të infektuar duhet të izolohet për 10 ditë.

Një burim nga mbretëria tha për CNN se dukesha dhe bashkëshorti i saj princi William, bënë testin e Covid javën e kaluar në turneun e futbollit Euro 2020 dhe në Wimbledon, dhe të dy rezultuan negativë.

Ajo gjithashtu ndoqi rregullat në të gjithë Ëimbledon për mbajtjen e maskës, shtoi burimi mbretëror.

Kujtojmë se Kate ka marrë të dyja dozat e vakisnës kundër Covid-19 dhe shanset që ajo të infektohet janë të vogla./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 14:02