U kap me drogë dhe duke drejtuar mjetin pa leje, arrestohet 46-vjeçari në Pogradec

Një 46-vjeçar me iniciale Gj. Th., banues në Korçë është arrestuar nga policia pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa patent dhe posedonte një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe posedonte një sasi me lëndë narkotike kanabis, vihet në pranga 46-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. Th., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Pogradecit, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Mazda”, të cilin ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një grirëse hashashi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.07.2021 14:06