“Kisha borxhe …”, 35-vjeçari shqiptar kapet në një “shtëpi bari” (EMRI-FOTO)

Policia britanike ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar i cili u kap në një nga shtëpitë e bait gjatë aksioneve që po kryeheshin në disa zona.

mediat britanike raportojnë se Renald Pire, është kapur në një “shtëpi bari” duke u kujdesur për 300 rrënjë kanabisi.

Ai ka rrëfyer për autoritetet se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, në kohën kur ndodhej në një kamp emigrimi në Londër, ku edhe ishte takuar me një grup shqiptarësh. Ata i kishin dhënë 7,000 £ , ndërsa theksoi se duhet të shlyente edhe borxhin që kishte ndaj tyre.

Grupi kriminal kishte përshtatur ambientin për rritjen e kanabisit, gjithashtu policia theksoi se ky ishte operacioni më i madh që ishte zbuluar në luginën Sëansea.

Renald Pire, 35 vjeç, nga Lower Wern Road, Ystalyfera , Swansea Valley, ishte deklaruar fajtor për prodhimin e kanabisit kur u paraqit në bankën e të akuzuarve për dënim.


Shtuar 1.04.2023 16:41