Këngëtari Butrint Imeri ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për banoren e shtëpisë më të madhe në Shqipëri BBV, Kiara Tito.
Nëpërmjet një Insta Story në Instagram, këngëtari ka treguar hapur mbëhstetjen e tij për ish të dashurën e tij, Kiarën.
Pas përfundimit të spektaklit mbrëmë, Butrint Imeri ka shpërndarë foton e ish partneres së tij duke i vendosur edhe një kurorë në kokë.
Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo mbështeti Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.
Ndërkohë që gjatë gjithë mbrëmjes ajo nuk u përfshi në debate të ashpra por zgjodhi vetëm të argumentojë në momente të caktuara.
Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë në një marrëdhënie disa vite më parë./albeu.com/