Kërcënon Vuçiç: Do mbroj serbët në Kosovë, do luftoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shprehu rezerva në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Vuçiç u shpreh i gatshëm të mbrojë banorët serbë të veriut, që sipas tij po u hiqen të drejtat e tyre.

‘‘Ky është inkursioni i tyre i shtatë ose i tetë për të treguar forcën. Çdo gjë që ata mendojnë se mund të bëjnë, le të provojnë dhe të shohin se cili do të jetë reagimi ynë. Dorëzimi nuk është një opsion dhe na takon neve të luftojmë. është e vështirë për ne, unë e di se çfarë të bëjmë. Ne do t’i mbrojmë njerëzit tanë. Pika. Si? Shpresoj që nuk do të keni nevojë ta shihni kurrë”, tha Vuçiç gjatë një vizite në fabrikën Brose në Pancevo.

Sipas mediave serbe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si do t’i mbrojë serbët në Kosovë, Vuçiç tha se ata mund të provojnë gjithçka që munden kundër serbëve, kështu që ata do të shohin se çfarë do të ndodhë.

”Serbët më kuptuan. Unë nuk e thashë këtë nën presionin emocional”, tha Vuçiç.

Ai vuri në dukje se Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj dhe se gjëja tjetër është se “ata po shpikin Forcat e Sigurisë së Kosovës me ndihmën e të huajve”.

Vuçiç u shpreh gjithashtu se e dinte qëllimin e vërtetë të kryeministrit të Kosovës./albeu.com