Kërcënon Ilir Meta: Mos më detyroni të thërras popullin sërish!

Presidenti Meta gjatë një interviste në Opinion ka ngritur zërin teksa fliste për situatën politike në Shqipëri.

“Një thirrje i bëra popullit dhe doli populli. Mos më detyroni ta thërras prapë…”- deklaroi Meta.

Deklarata e Metës:

Do parandaloj tentativat për krim zgjedhor. Vota imë nuk është por rotacion por për përmbysje demokratike me votë. Populli të marrë në dorë fuqinë e tij.

Një thirrje i bëra popullit dhe doli populli. Mos më detyroni ta thërras prapë. Se kohë pandemie… Nesër jam prapë në Vlorë. Kam folur në telefon me Damianin në Vlorë.

Ai mori Nikollën. I fola pak, i thashë mos thuaj gjëra të pavërteta, e di se i ke nga halli. E ftova. Sa herë kam qenë në Vlorë e kam ftuar. /albeu.com/

Shtuar 15.04.2021 10:04