I hapur për bashkëpunim me Bashën, Rama: Nuk e blej, se nuk është Messi apo Ronaldo

Edi Rama në emision Të Paekspozuar ka sqaruar thirrjen e tij ndaj Lulzim Bashës për bashkëpunim, duke thënë se nuk e ka ftuar të bashkëqeverisë por sipas tij të bashkëpunojë me të në të mirë të vendit, pasi sipas Ramës, kreu i PD-së do të vazhdojë në opozitë.

Rama më tej theksoi se është i gatshëm të ndërtojë një rrugë bashkëpunimi në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energji të re.

“Unë nuk ofrova ta blej Bashën se nuk është një lojtar që është Mesi apo Ronaldo. Nuk jemi në fushën e shitblerjes së lojtarëve të mëdhenj. Unë jam i gatshëm që të ndërtoj një rrugë bashkëpunimi shumë të ngushtë me opozitën që do dalë nga zgjedhjet dhe me Bashën në funksion të krijimit të një fuqie të përbashkët për çështjet e mëdha të vendit dhe një energjie të re që spostohet nga konsumi i jashtëzakonshëm i politikës së sherrit, ndasive përçarëse te fokusi i çështjeve. Kjo ishte dhe kjo është. Kjo gjë do karakter dhe Basha nuk e ka dhe nuk e ka pasur kurrë”, u shpreh Rama.


Shtuar 15.04.2021 22:06