Kaq e pati dhe shiu: Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Moti i paqëndrushëm pothuajse në të gjithë Europën këto ditë na ka befasur të gjithëve. Megjithate këtë javë temeperaturat pritet të rriten sërish.

Sipas MeteoALB, e hëna dhe e marta mbeten me mot të paqëndrueshëm ku sot do ketë dhe ndonjë rrebesh të izoluar. E marta sjell më pak reshje kryesisht në veri dhe në zonat lindore. Por, duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët.

Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 12 gradë zonat malore në mëngjes, ndërsa mesdita sjell rritje me dy gradë në zonat e tjera duke shënuar 32 gradë.

E marta dhe në vijim sjell rritje graduale të temperaturave duke bërë që termometri të ngjitet deri në 37-38 gradë. /albeu.com/


Shtuar 19.07.2021 19:11

Tags: ,