Shpenzimet marramendëse dhe jeta luksoze e Harryt dhe Meghan janë afër fundit (FOTO LAJM)

Meghan Markle dhe Princi Harry janë goditur shumë në pjesën e parave pas vendimit të tyre për t’u larguar nga familja mbretërore.

Që kur u larguan nga puna si mbretër me kohë të plotë, Meghan dhe Princi Harry kanë pasur një seri shpenzimesh të mëdha, tha komentatorja mbretërore Daniela Elser.

Ata gjithashtu humbën mbështetjen financiare që merrte Harry si anëtarë kryesorë të Familjes Mbretërore dhe trashëgimtar i Princit të Uellsit.

Ekspertja mbretërore shkroi në një koment për news.com.au: “Harry dhe Meghan më në fund kanë jetën që dëshironin por largimi i tyre nga Familja Mbretërore ka ardhur me një kosto të madhe, të dy anshme: marrëdhëniet e Harry me familjen e tij duket se janë prishur totalisht dhe gjithashtu ata nuk po ja dalin dot me shpenzimet e mëdha që kanë.

Zonja Elser kaloi nëpër ndryshimet financiare që Meghan dhe Harry kanë përjetuar gjatë muajve të fundit.

Në gusht të vitit të kaluar, u zbulua se Duka dhe Dukesha e Sussex ishin zhvendosur në një rezidencë prej 11 milion £ në Montecito, Santa Barbara.

Çifti besohet se po paguante për pronën me nëntë dhoma gjumi me një hipotekë pasi kishin tashmë një depozitë të majme.

Duke vënë në dukje se sa e rëndësishme ishte blerja e kësaj shtëpie për Meghan dhe Harry, zonja Elser tha: “Blerja e pronës nga Sussexes ishte një ngjarje historike si për Harry ashtu edhe për Meghan, shtëpia e parë që secili prej tyre kishte pasur ndonjëherë.

“Për Dukën, ishte gjithashtu hera e parë që bënte një blerje vetë.

“Në 35 vitet e para të Harry-t, deri në Megxit, për shpenzimet e tij është kujdesur familja mbretërore e ndjekur nga Ushtria, dhe pastaj Familja Mbretërore përsëri. Lëvizja në SH.B.A. e bëri atë të kuptonte se duhej një pasuri e madhe për të paguar vetë shpenzimet për saunat, stafin e shtëpisë, ndihmësit, makinat pagesat e hipotekave dhe sigurinë.

Duke cituar Daily Mail, zonja Elser tha se çifti mund të ketë paguar rreth 5 milion £ për depozitën.

Ata gjithashtu paguajnë rreth 4.29 milion çdo vit në shpenzimet e shtëpisë – duke përfshirë një hipotekë 466,170 £, rreth 290,900 për stafin e shtëpisë dhe sigurinë prej 3,2 milion £.

Pasi Meghan dhe Harry u larguan zyrtarisht në fund të Marsit 2020, ata nuk kishin më të drejtë të kishin sigurinë të paguar nga taksapaguesit Britanikë.

Harry rrëfeu gjatë intervistës historike të tij dhe Meghan me Oprah Ëinfrey se ishte i befasuar që ai nuk do të mbrohej më nga oficerët e mbrojtjes mbretërore pas Megxit.

Ai tha: “Unë kurrë nuk e kisha menduar se do të më hiqej siguria, sepse kam lindur në këtë pozitë. Unë trashëgova rrezikun. Kështu që ishte një tronditje për mua. Kjo ishte ajo që ndryshoi plotësisht të gjithë planin.”

Pas daljes së tyre mbretërore e quajtur Megxit në fillim të vitit 2020 Harry gjithashtu ktheu tërësisht paratë që ata shpenzuar për rregullimin e Frogmore Cottage në Ëindsor që u bë shtëpia e tyre në Angli në 2019.

Kjo i thelloi shpenzimet e Meghan dhe Harry pas Megxit në 2.4 milion £ një shumë e cila, u zbulua muajin e kaluar me botimin e raportit financiar të Royal Household.

Pasi u bë i pavarur financiarisht, Harry ndaloi të merrte mbështetje monetare nga babai i tij Princi Charles përmes Dukatit të Cornëall, një humbje financiare për të cilën zonja Elser beson se arrin në rreth 3.64 milion £ çdo vit. Harry i tha zonjës Winfrey :-“fjalë për fjalë familja ime më preu çdo të ardhur financiare” në tremujorin e parë të vitit 2020.

“Kjo është e njëjta datë që filloi ‘viti tranzitor’ i marrëveshjes Sandringham dhe është në përputhje me kronologjinë që iu referua Clarence House.”

Pas kësaj më sipër që ishte llogari e shpenzimeve dhe humbjeve që kanë patur çifti Sussex zonja Elser tha: “të gjitha paratë që u është dashur të heqin dorë me detyrim duke përfshirë depozitën e tyre të re në shtëpi, shpenzimet e familjes dhe detyrimi për të shlyer kostot e Frogmore arrijnë një shumë prej 22.45 milion dollarë.

Ky është çmimi i hidhur që kanë paguar ndër të tjera nga largimi i familjes mbretërore dhe që Meghan dhe Harry nuk po e kapërcejnë dot.

Shtuar 19.07.2021 19:20

Tags: ,