E zë korrenti teksa po peshkonte, humb jetën 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar në Durrës ka humbur jetën pasditen e kësaj të hëne pasi e ka zënë korrenti ndërsa po peshkonte në lumin Erzen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com