“Kapet hajduti i vilës së Benzema“, arrestimi i Alfred Prodanit tashmë edhe në mediat spanjolle

Teksa në Shqipëri ra në prangat e policisë drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Kurbinit, Alfred Prodani, i dyshuar se grabitësi i vilës së Benzema, kjo gjë nuk ka shpëtuar pa dalë edhe në mediat spanjolle.

E përditshmja “ESP-RTS” shkruan se në Shqipëri është arrestuar hajduti që i ka vjedhur vilën yllit të Real Madrid, Karim Benzama, ngjarje e cila ka ndodhur në shkurt të vitit 2019-të, ndërsa ishte duke u luajtur klasikja Rea-Barcelona.

Më tej media iberike shkruan se pas rikthimit të hetimeve për këtë çështje, për llogari të drejtësisë spanjolle është arrestuar edhe Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Kurbinit, Alfred Prodani, i cili tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Kujtojmë se ishte fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha që denoncoi Prodanin 3 vite më parë./albeu.com/