Kapen sasi të mëdha droge në Korçë, në pranga disa persona, mes tyre edhe një avokat

Një sasi e konsiderueshme lëndëe narkotike është sekuestruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

Nga burimet për mediat mësohet se në pranga mësohet se janë vënë disa persona.

Lënda narkotike është sekuestruar gjatë një operacioni të sektorit të anti-trafiqeve, i cili  kishte disa muaj që hetonte grupin e personave të ndaluar.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë aktivitet kriminal është i përshirë edhe një avokat.

Ndërkohë priten arrestime të personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike.