Kapen me dy valixhe plot pasaporta të falsifikuara të rinjtë në Greqi, nuk mungojnë as dokumenta shqiptare

Autoritetet greke kanë kapur me qindra dokumente false të futura brenda dy valixheve.

Mësohet se bëhet fjalë për pasaporta të falsifikuara, leje qëndrimi dhe letërnjoftime të azilkërkuesve të cilat u kapën në qendër të Athinës nga Policia.

Sipas mediave vendase, autoritetet greke gjetën përkatësisht 707 pasaporta, 358 karta identiteti, 57 leje qëndrimi, 36 leje drejtimi dhe 15 karta azilkërkuesi. Mes tyre edhe ato shqiptare.

Si pasojë janë arrestuar dy persona. Dyshja kishte valixhe në dorë dhe në momentin që vune rë që Policia po i vëshgonte, i lanë në tokë dhe u përpoqën që të largoheshin.

Hetimi policor ende nuk ka përfunduar pasi efektivët duhet të gjejnë edhe laboratorin ku prodhoheshin dokumentat falso.


Shtuar 6.07.2021 16:21