Kandidati për president sfidon Perez: Do sjell CR7,  Zidane do të largohet, ja cili trajner më pëlqen (FOTO LAJM)

Kandidati për president i Realit po sfidon Perez me një projekt ambicioz. Enrique Riquelme, tha se nëse ai zgjidhet president do të rikthejë Ronaldon në Madrid ndërsa shtoi më tej se Zidane do të largohet, shkruan Albeu.com.

“Cristiano Ronaldo ka dhënë shumë për Real Madrid dhe për këtë kam ndërmend ta rikthej këtu. Për mua nuk ka lojtarë të rinj dhe lojtarë të vjetër, por vetëm të fortë dhe më pak të fortë”, shpjegon ai për Cadena Cope.

Gjithashtu për stolin Riquelme tashmë ka dy emra që mund të përfaqësojnë postin e Zidane:

“Zidane nuk do të ishte trajneri im. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por edhe Raul ai po bën mirë dhe vlerësohet shumë nga të gjithë ”, përfundon ai. /albeu.com/


Shtuar 7.04.2021 06:04