Balluku nxjerr jashtë kontrollorët e Albcontrol: S’keni vend në ndërtesë!

Ministrja Belinda Balluku gjatë një konference për mediat ka deklaruar se nga ky moment të gjithë kontrollorët të cilët dolën në protestë dhe janë palë me politikën, do të nxirren jashtë ndërtesës.

Deklarata e fortë e ministres Balluku:

Belinda Balluku: Të gjithë qytetarët shqiptarë dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. A mbahen katër anëtarët të një familjeje me 2 mijë e 490 dollarë në muaj?

Si thoni? Nga ky moment, unë kam informuar aleatët tonë dhe duke qenë se fatkeqësisht kontrollorët kanë vendosur të mos bëjnë detyrën dhe të mos i ofrojnë shërbim askujt.

Një ndërtesë e kësaj sigurie nuk duhet të qëndrojë në duart e tyre. Nga ky moment s’do të jenë më aty. Ky nuk është funksion. Të gjithë këta do largohen.

 


Shtuar 7.04.2021 06:04