Kanabis dhe dhunë, dy të arrestuar në Berat

Policia ka arrestuar një 53-vjeçar në Berat pasi gjatë një kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetases F. D., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Njoftimi i policisë:

Berat

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetases F. D., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 09:06