Kivanç Tatlitug blen një jaht sa “qimet e kokës” sepse do shëtisë botën (FOTO LAJM)

Aktori turk Kivanç Tatlitug është bërë shumë i njohur për shqiptarët përmes serialeve të transmetuara në vendin tonë. Ai është një ndër aktorët më të kërkuar e të paguar në Turqi, ndaj kjo e lejon të bëjë dhe një jetë luksoze.

Së fundmi, mediat turke kanë raportuar se Kivanç ka bërë një blerje shumë të shtrenjtë. Aktori ka investuar plot 10 milion lira turke në një jaht luksoz. Sipas mediave, Kivanç dhe bashkëshortja e tij, Basak, do të shëtisin botën me këtë jaht duke nisur nga viti i ardhshëm. Jahti i aktorit të njohur mban emrin “Catamaran Lagoon”.

Kujtojmë se para pak kohësh u përfol se Basak ishte në pritje të një fëmije, por kishte vendosur ta mbante sekret. Lajmi mori dhenë në mediat turke dhe jo vetëm, ndaj 44-vjeçarja u detyrua të flasë e të tregojë të vërtetën. Dizer tregoi se në fakt nuk është shtatzënë dhe lajmi që qarkulloi është i rremë, megjithëse fansat kanë ende dyshime.

Tatlitug dhe Dizer janë martuar në vitin 2016-të së bashku dhe para pak kohësh aktori i bëri një super dhuratë bashkëshortes së tij. Kivanç investoi 1 milion euro për t’i marrë me qera një butik në Bodrum bashkëshortes, sepse ajo po mendon të hapë një brand të sajin.

Shtuar 16.07.2021 09:14