Kallëzimi i dy efektivëve në qershor, Prokuroria e Lezhës vendos të mos nisë hetim ndaj Pjerin Ndreut

Prokuroria e Lezhës ka vendosur mos fillimin e hetimeve ndaj kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe një biznesmeni të cilët në muajin qershor të këtij viti u kallëzuan penalisht nga dy efektiv policie për “pengim të ushtrimit të detyrës”.

Pas verifikimeve, Prokuroria ka dalë në përfundimin se nuk ka element të veprës penalë nga kryebashkiaku i Lezhës dhe biznesmenit Vladimir Gjekaj.

Kujtojmë se Ndreu dhe Gjekaj u kallëzuan penalisht pasi po festonin në orët e vona të 24 qershorit në një lokal në Shëngjin me muzikë të lartë.

Sipas deklarimeve të punonjësve të policisë në Prokurorinë e Lezhës, pronari i lokalit, Gjekaj i është përgjigjur me ofendime kërkesës së tyre për të fikur muzikën, ndërsa kryebashkiaku Ndreu i ka penguar me forcë që të shoqëronin në polici pronarin e lokalit.


Shtuar 2.12.2021 18:17