“Ka pasur problematika, jemi në merak për Elbasanin”, ky është reagimi i ambasadorit britanik Norman

Ambasadori i Britanisë të Madhe, Duncan Norman, ndodhet në Elbasan, ku do të monitorojë deri në përfundim, procesin e votimit atje.

Në një prononcim për ‘News 24’ Norman i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Ai tha se ndodhet në Elbasan për shkak të incidenteve të ditëve të fundit, por edhe pse qyteti është mjaft i bukur.

“Gjatë paradites kemi qenë në Kavajë, Durrës, Rrogozhinë dhe në Elbasan sapo kemi mbërritur. Para disa javësh kur ishim këtu, premtova që do të ishim këtu dhe ja ku jam. Ambasada Britanike ka tetë skuadra që janë në terren për të monitoruar dhe po mbështesin 600 monitorues lokalë. Ajo çka po bëjmë është të inkurajojmë njerëzit të votojnë dhe të japim mesazhin që demokracia arrihet duke votuar. të gjithë e dinë që ka pasur problematika dhe kam merak si do të shkojë procesi në Elbasan, ndaj unë dhe kolegët e mi ndodhemi këtu.

 


Shtuar 25.04.2021 15:26