Incident i rëndë në Tropojë: Sherr me grushta e shkelma mes militantëve të PS e PD

Kandidati i PS Petrit Malaj ka zbuluar një incident të ndodhur në Tropojë gjatë procesit zgjedhor.

“Janë konfliktuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste një grup i Partisë Demokratike, e kanë goditur shumë dhunshëm shumë ashpër. E kanë futur në një dhomë, e kanë qëlluar e kanë bërë shumë keq. Policia ka shkuar në vendngjarje për ta zbardhur ashtu siç duhet…”- ka deklaruar ndër të tjera Malaj.

Petrit Malaj: Janë konfliktuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste një grup i Partisë Demokratike, e kanë goditur shumë dhunshëm shumë ashpër. E kanë futur në një dhomë, e kanë qëlluar e kanë bërë shumë keq.

Policia ka shkuar në vendngjarje për ta zbardhur ashtu siç duhet. Kam bërë një fushatë model qytetarie që nuk e kanë pasur Tropoja për 30 vite. Mua nuk më shkojnë në mendje ato që mund t’iu shkojnë të tjerëve. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.04.2021 15:29