“Ka nga ata që kënaqen me një trofe në 10 vite”, djali i Nedvedit nuk ia përton Materacit

Deklaratës së ish-mbrojtësit të Interit, Marko Materaci, ku thumbonte Nedvedin me fjalë ‘’Shpresoj që djali juaj të shikojë ekipin tuaj të fitojë Ligën e Kampionëve para se të përfundojë studimet’’, ka menduar ti përgjigjet djali i Nedved, Nedved Xhunior, i cili  i ktheu përgjigje Materacit me të njëjtën monedhë.

“Sinqerisht nuk ndihem i prekur nga fjalët e Markos, por për arsyen e thjeshtë që ne flasim për aktualitet, ai vazhdon t’u referohet eventeve të ndodhura më shumë se 18 vite më parë, pavarësisht se me vlerë të madhe. Më pas nuk e di përse është ndier i ngacmuar, meqenëse fjalët e thëna nga babai im janë fakte, asgjë e shpikur. Ndërkaq, duhet thënë se dikush kënaqet vetëm me një trofe në 10 vjet e dikush që në 10 vite ka fituar 18 trofe ka ende uri. Dikush të ma shpjegojë se çfarë lidhjeje ka Botërori 2006 me Interin”, tha djali i Nedvedit.

I gjithë ky debat nisi me një deklaratë të ish-juventinit, Pavel Nedved, i cili në një intervistë ishte shprehur me fjalët: ”Jam krenar që djali im ka mbaruar shkollën e mesme, ka siguruar  një patentë makine dhe po mbaron universitetin ndërsa Juventusi gjatë gjithë ksaj kohe është kampione e Serisë A”.

Ksaj deklarate ju përgjigj ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci, i cili thumboi juventinin me fjalët: ”Shpresoj që djali juaj të shikojë ekipin e babait të tij të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërkohë fëmijët e mi panë babin e tyre të fitonte Kupën e Botës dhe Champions-in”.


Shtuar 26.03.2021 19:30