Sa bëjnë 7×7? Basha shkrihet së qeshuri me djalin e vogël (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha vihet në lojë nga kundërshtarët e tij politikë për gafat e bëra në llogaritje.

Si duket, ai ka vendosur t’i marrë me sportivitet “talljet” dhe ti kthejë ato në favor në këtë fushatë elektorale.

Kryedemokrati Basha u takua sot me Klajdin, një vogëlush në kryeqytet që ka të preferuar në shkollë lëndën e matematikës.

Basha e pyeti atë për tabelën e shumëzimit, dhe i dha pikërisht përgjigjen e gabuar në formë shakaje dhe më pas e korrigjoi me batutë.

Biseda e plotë

Lulzim Basha: Kush është ky bukurosh?

Djali: Klajdi

Lulzim Basha: Sa vjeç je?

Djali: 8 vjeç

Lulzim Basha: U bëfsh 128 vjeç. Je në klasë të dytë apo të tretë. Cila është lënda e preferuar në shkollë

Djali: Matematika

Lulzim Basha: Je i mirë në matematikë? Sa herë bëjnë 7×7?

Djali: Akoma nuk kemi arritur atje

Lulzim Basha: 42, jo bëjnë 49. Klajdi u kënaqa që të takova

 

Shtuar 26.03.2021 07:03