Ka humbur kontaktet me familjarët, kjo është punonjësja e Gjykatës së Lezhës që është zhdukur prej ditësh (FOTO LAJM)

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj që nga dita e djeshme.

Ajo është larguar prej ditësh nga shtëpia, por deri ditën e djeshme ka folur në telefon me vajzën e saj.

Paraditen e sotme bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin në polici dhe organet kanë nisur kërkimin për gjetjen e saj.

Mësohet se Marku ka pasur konflikte me familjen, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe zhdukja e saj mbetet mister. /albeu.com