Ju kujtohet Enki? Sot është e fejuar me një biznesmen: U njohëm në ashensor! (FOTO LAJM)

Enki Braçaj, moderatorja e njohur shqiptare e ftuar në emisionin “Expuls” ka dhënë lajmin e bukur se është fejuar. Ajo tregoi se partneri i saj merret me biznese dhe janë njohur në ashensorin e pallatit të Enkit.

Moderatorja ndau dhe disa foto nga ceremonia e shkëmbimit të unazave duke u shprehur se është shumë e lumtur.

“Jemi njohur në ashensorin e pallatit tim. Ai kishte kushëririn në pallatin tim. Unë isha me rroba gjumi, pa lyer. Më shkruajti në Instagram:

Pse kështu dalin vipat nga shtëpia? Më kishte shkruar edhe para 1 viti, 2 vitesh, më kishte lutur vazhdimisht. Më ftoi për drekë dhe thashë jam që jam po ha një drekë. Që prej asaj dite nuk u ndamë më. Kemi 1 vit bashkë”, tregoi Enki.

 


Shtuar 5.12.2021 15:06