Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të dytë (FOTO LAJM)

Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë te dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ish-kryeparlamentarja me një postim në rrjete sociale, ku ka postuar foton e vajzës së saj, Megi me dy fëmijët.

“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e në të gjithë kemi zemrën plot,” ka shkruar Topalli.

Megi u bë për herë të parë nënë ne vitin 2019, me ardhjen ne jete te Nikolasit.

Asokohe, Topalli u shpreh tek “Rudina”: “Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”.

Topalli tregoi se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje.

“Amësia ndryshon çdo gjë. Unë e ndjek, qysh ditën e parë të lindjes unë e kam marrë në familjen tonë për ta ndihmuar time bijë, për ta rritur dhe e ndjek në çdo ditë, në çdo ndryshim, siç do nënë dhe si çdo gjyshe në botë. Dhe ndjek në mënyrë të veçantë dhe time bijë dhe shoh se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje”.

Jozefina Topalli ka dëshirë që kur të rritet nipi i saj mos e thërrasë gjyshe, por nëna Ina.

“Nuk më pëlqen të më thërrasi gjyshe të them të vërtetën. Por do më thërrasë nëna Ina, besoj. Se mua kështu më thërrasin në shtëpi. Ose do më thërrasë në emër, nuk e di, nuk i jap shumë rëndësi kësaj. Ajo që dua është të rritet i shëndetshëm me mamin dhe babin e vet dhe të kenë qetësi në familjen e tyre dhe të kenë shëndet dhe jetë”.


Shtuar 11.05.2021 11:15