Basha nga Durrësi: Demokratë e socialistë e dinë blerjen masive të votës të orkestruar nga Rama

Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme po zhvillon një takim në qytetin e Durrësit, nga ku është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin një betejë vetëm për Partinë Demokeatike, por për të gjithë shqiptarët.

Basha e cilësoi si të pabarabartë garën e 25 prillit, duke theksuar se u përballën me bandat e bëra njësh me pushtetin.

“Dua ta nis me një falenderim për punën dhe betejën që keni zhvilluar gjatë këtyre muajve. Mirënjohja ime është e pa kufij për një sakrificë që fjalët nuk e përshkruajnë dot por ka qnë kyci i ndezjes së frymës së ndryshimit. Mirënjohje të gjithë demokratëve të Durrësit. Përgjatë këtyre muajve sfidë të pabarabartë dhe shpirtin e  tyre të pastër.

Ne këtë betejë nuk e nismë për veten tonë. E kam thënë qartë se kjo betejë nuk bëhej as për mua dhe PD por për shqiptarët. Bëhej për prindërit tanë të cilët prej vitesh lëngonin me pensione në vendnumëro, për të rinjtë që duan të ikin, për bizneset, për të sëmurët. Ne morëm përsipër një mision për ta drejtuar këtë vend pas tetë viteve vjedhje, krimi drejt një të ardhme më të mirë. Ky ishte misioni ynë dhe iu përveshëm fushatës derë më derë. Një fushatë qytetare, me program, zgjidhje dhe ofertë konkrete. Shumëkush më ka thënë këto ditë se beteja i përngjiste 1991. U futën në këtë betejë të barabartë me qytetarët.  E dinin se përballë do të kishim bandat e Durrës, Shijakut dhe Fushë Krujës të bëra njish me pushtetin. E dinin mirë s ky pushtet bëri gjithçka për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve. Nuk u nisëm për karriget por drejt një ndryshimi real.

Ne u nisëm drejt një destinacioni që nuk na përkiste thjesht nesh. Nuk u nisëm për karriget e pushtetit, por u nisëm për të marrë të gjithë shqiptarët me vete drejt një ndryshimi real, të mundshëm dhe që do t’i shërbente çdo familje shqiptare. Do t’i shërbente pensionistëve që mezi mbajnë frymën gjallë. Do t’i shërbente të rinjve për të ëndërruar dhe për të bërë realitet ambiciet e tyre këtu në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. Do t’i shërbente edhe atyre socialistëve që pasi u morën votën dhe ju premtuan legalizimet, u çuan fadromat në Durrës. Apo pasi i lanë të ndërtonin pa leje, ju çuan prapë fadromat dy ditë pas zgjedhjeve në Sarandë ” tha Basha.

Më tej, kryedemokrati u ndal tek shitblerja e votës. “Të gjithë e dimë, demokrat e socialiste, blerjen masive të votës të orkestruar nga Edi Rama me ndihmën e të pandehurve akoma të padënuar të dosjes 339 të Ergys Çyrbes dhe bandës së Jul Ballës, të Ilir Ndrazhit dhe bandës  së  Altin Hajrit dhe klanit kriminal Rrahja dhe klaneve të tjera kriminale në Durrës dhe po kështu anë e mbanë Shqipërisë. Jemi dëshmitarë, madje edhe mediat ndërkombëtare kanë publikuar sesi  keqpërdorën thesarin e shtetit, paratë tuaja duke i mbajtur në fije të perit për bukën e gojës dhe pastaj në çastin e fundit duke shpenzuar vetëm 5 ditë para zgjedhjeve  në kundërshtim flagrant me Kodin Zgjedhor, 89 herë më shumë para për të blerë votën e njerëzve të goditur dyfish nga varfëria dhe tërmeti dhe nga tradhëtia dhe braktisja e Edi Ramës.
Të gjithë jemi dëshmitarë sesi kërcënuan administratën publike sesi e përdorën atë, sesi punësuan në mënyrë të paligjshme dhe pastaj kanë filluar largimin nga puna, që nga Ardian Çela i OSHEE tek Benet Beci i KESH-it e Laert Duraj i Postës Shqiptare e dhjetëra e dhjetëra të tjerë dosjet e të cilave dergjen prej dy muajsh në SPAK dhe në Prokuroritë e vendit.
Kjo është gjendja e megjithatë një gjë qëndron: siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes nesh, siç e mësoi në këtë betejë rinia demokrate durrsake dhe rinia demokrate e të gjithë Shqipërisë demokratët nuk dorëzohen kurrë. Sepse njësoj si në 91-shin dhe në 2001-shin e në çdo betejë tjetër ne jemi e vetmja garanci, e vetmja digë që e ndan të mirën nga e keqja, dëshpërimin nga shpresa, errësirën totale nga mundësia e një fije drite.
Ne jemi jemi nisur për t’i çuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë. 25  prilli është një masakër elektorale ku vullneti i  zgjedhësve u tjetërsua nga krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe shkrirja e shtetit me partinë dhe shkrirja e partisë me shtetin,” deklaroi Basha

Shtuar 11.05.2021 11:17