“Jemi lodhur nga Ukraina”, Meloni bie në kurthin e dy komedianëve rus

Kryeministrja italiane, para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, ka rënë pre e një shakaje nga dy komedianë rusë.

Komedianët kanë kontaktuar me këshilltarin diplomatik të Melonit, dhe njëri prej tyre është prezantuar si president i Komisionit të Bashkimit Afrikan dhe ka kërkuar të flasë me të në telefon.

Gjatë bisedës, duke menduar se po fliste me zyrtarët në fjalë, kryeministrja ndër të tjera vuri në dukje se “ka shumë lodhje nga të gjitha anët” për konfliktin në Ukrainë dhe “po afron koha kur të gjithë do të kuptojnë se na duhet një rrugëdalje”.

“Kam disa ide se si ta trajtoj këtë situatë”, shtoi Meloni, “por jam duke pritur momentin e duhur për t’i vënë ato në tryezë”.

Këshilltari diplomatik i Melonit shprehu keqardhjen e tij për incidentin, ndërsa anëtarët e partisë së saj, Adelphia d’Italia, komentuan se “kjo është thjesht propagandë e dëshpëruar ruse”.

Pas shakasë qëndrojnë Vovan & Lexus, dy komedianë të njohur rusë, të cilët konsiderohen të afërt me shërbimet sekrete të Kremlinit.

Të dy kanë goditur gjithashtu liderë të tjerë ndërkombëtarë në të kaluarën, duke përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ministrin e jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe ish-sekretarin e shtetit të SHBA-së Henry Kissinger.

Emrat e tyre të vërtetë janë Vladimir Kuznetsov dhe Aleksej Stolyarov.


Shtuar 1.11.2023 22:13