“Je njeriu i Serbisë”, Haradinaj tregon përse i tha ashtu Kurtit (VIDEO)

Ramush Haradinaj ka folur për deklaratat që i bëri në kuvend, Kryeminstrit Albin Kurtit.

Haradinaj në “Debat Plus” thotë se nuk ka mundur të heshtë ndaj përgjithësimeve që kishte bërë Albin Kurti në Bruksel sa i përket kriminelëve të luftës në Ballkan.

“Kurti nuk e ndau Kosovën nga ajo deklaratë. Unë si ish-kryeministër nuk mund të mos e vlerësojë drejtë dëmin që kjo deklaratë i bënë Kosovës…Kurti foli me gjuhën e njëjtë për pjesëmarrësit në luftëra si për Mlladiqin, si për Serbinë si për mua”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i AAK-së thotë se edhe Serbia ka tentuar të barazojë kriminelët serb të luftës me boshnjakët, kroatët por edhe shqiptarët.

“Edhe Kurti në Bruksel foli më gjuhën e Serbisë. Për ata arsye ja kam bërë pyetjen se “mos jeni rekrutuar nga Serbia”. Pra për shkak të dëmit që na ka bërë gjuha e tij nga Brukseli”.

Kurti në Bruksel me 18 maj kishte deklaruar se “edhe më tej, në Ballkanin Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe të paqes që dominojnë në institucione”.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e 20 majit në Kuvendin e Kosovës ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “Mos je njeri i Serbisë”.

 

Shtuar 9.06.2021 09:06