Jashtë zonës Champions, Milani merr vendimin për të ardhmen e Piolit

Milani raportohet se ka vendosur që të vazhdojë më Strafano Piolin edhe nëse “Rossonerët” nuk kualifikohen për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ditëve të fundit kishte raportime nga mediat italiane se Pioli mund të shkarkohet nëse klubi nuk pozicionohet në top katërshen e Serie-A, përcjell KosovaPress.

“Rossonerët” kanë momentalisht pikë të barabarta me Juventusin dhe Napolin por janë jashtë top katërshes për shkak të golaverazhit.

Megjithëatë, “TuttoSport” raporton se Milani ka vendosur që të vazhdojë me ish-trajnerin e Fiorentinës.

Kontrata e Piolit skadon në muajin qershor të vitit 2022 dhe palët janë të gatshëm që ta respektojnë kontratën deri në fund.


Shtuar 29.04.2021 16:51