Nuk ka garanci që bisedimet për antarësimin e Maqedonisë në BE do të nisin në qershor (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov thotë se nuk ka garanca se vendi do të nisë bisedimet në qershor. Ai shtoi se duhet të vazhdohet me bisedime dhe të gjendet një zgjidhje për kontestin me Bullgarinë, dhe të fillojnë negociatat e vendit tonë me BE-në, përndryshe, që të dyja palët, edhe Maqedonia edhe BE-ja do të jenë humbëse.

Nikolla Dimitrov, zv/kryeministri për çështje evropiane

“Të bëjmë gjithçka që mundemi që të mos krijojmë lehtësime që punët të ngelin në vend. Megjithatë nuk ka garanca, te jëmi real. Nuk dua që t’i rris shpresat. E imja është që ta rris përkushtimin dhe të jem sa më shumë që mundem i sinqertë edhe brenda edhe jashtë”.

Në të njejtën kohë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Martin Klus, theksoi se Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Martin Klus, zv/ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë  

“Ne besojmë se të dy vendet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat së bashku kështu është më e lehtë për të dy vendet, por më e lehtë edhe për ne. Do të jetë më e lehtë që të ndajmë përvojat tona, përfshirë ato që kemi pasur në Sllovaki, të cilat nuk janë vetëm pozitive, natyrisht. Unë jam i sigurt se nëse të dy vendet fillojnë negociatat së bashku, atëherë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të bëhen anëtare në BE shumë më shpejt. Ky është qëllimi ynë strategjik në Sllovaki”.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinsa sot tha se nuk pret ndryshime në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE, përderisa nuk zgjidhet çështja me Bullgarinë, e cila për momentin nuk ka qeveri dhe negociator.

Sheqerinska tha se vendi është i gatshëm për Samitin e BE-së në qershor, por që sipas saj disa gjëra nuk varen nga vendi ynë.

Radmilla Sheqerinsa, ministre e Mbrojtjes  

“Është një pjesë e detyrimeve që nuk varet nga ne. Ne nuk mund të zgjedhim qeveri bullgrae dhe nuk mundemi të presim ndryshim pa negociator në palën tjetër dhe me një qeveri teknike. Ajo në të cilën nuk mund të ndikojmë, është gabim tani ta parashikojmë. Të jem e sinqertë, nuk pres që pa partner nga ana tjetër dhe me Qeveri teknike, se është e mundur  të bëhet kthesë”.

Ajo më tej tha se të gjitha raportet mbi reformat tregojnë se çështjet kryesore në të cilat ka pasur vendi ngecje po përparojnë.

Shtuar 29.04.2021 16:42

Tags: ,