Shqiptarët zhgënjejnë Edi Ramën, Lulzim Basha “fiton” me vota dhe pse kandidoi vetëm në Tiranë

Ende vazhdon numërimi në Shqipëri për votat e kandidatëve ku deri më tani në rang kombëtar kryeson me vota, kreu I grupit të PS, Taulant Balla me 21 604 vota.

Lista pasohet nga Erion Brace me 15 622 vota i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 14 147 vota.

Por si është situata mes dy liderave kryesorë në vend, Lulzim Basha, Edi Rama?

Dhe pse ka kandiduar në vetëm 1 qark, Tiranë Basha kryeson me vota ndaj Ramës duke u rënditur i katëriti në listë më i votuari në Shqipëri me 13 987 vota.

Kryeministri Rama gjendet i 9 në listën e më të votuarëve në Shqipëri duke u lënë pas nga shumë politikanë me 11781 vota dhe pse kandidon në dy qarqe, në Durrës dhe në Tiranë.

Lista e politikanëve me të votuar:

  1. Taulant Balla         21 604 vota
  2. Erion Brace           15 622 vota
  3. Fatmir Xhafaj       14147 vota
  4. Lulzim Basha        13987 vota
  5. Belinda Balluku    13 768 vota
  6. Orlando Rakipi     14 744 vota
  7. Blendi Klosi           12 339 vota
  8. Bledar Cuci            11932 vota
  9. Edi Rama               11781 vota
  10. Agron Shehaj         11745 vota /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.04.2021 16:56