Italia pret “ferrin”, termometri mund të arrijë në 47 gradë në fund të javës

Një valë e re të nxehti, sipas parashikimeve meteorologjike, do të godasë Italinë nga e premtja. Temperatura pritet të rritet ndjeshëm në të gjithë vendin, nga Siçilia në Milano.

Rekordi ka të ngjarë të regjistrohet në Sardenjë, ku termometri mund të arrijë 47 gradë.

Të lidhura

None found

Kjo valë e re e të nxehtit – e dyta këtë verë – parashikohet të zgjasë deri në mes të korrikut.

Në dy ditët e ardhshme, megjithatë, para vapës së madhe, shumë zona të Italisë do të kenë reshje shiu, kryesisht në rajonet veriore të vendit dhe në shumë resorte të detit Adriatik.


Shtuar 4.07.2023 20:11