Ishte nisur nga Rinasi, avioni me shqiptarë goditet nga rrufeja (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një aeroplan të nisur nga aeroporti i Rinasit.

Aeroplani në fjalë është goditur nga rrufeja teksa ka qenë duke fluturuar.

Por fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarjeje nuk ka mbetur asnjë i lënduar dhe aeroplani është kthyer në aeroportin e Rinasit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Venhar Isufi, përmes disa pamjeve të shpërndara prej tij.

“Para pak qastesh, ky aeroplan eshte goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qene edhe nipi Aid F. Musliu i cili edhe ma dergoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmiresisht, ani pse nje numer i madh i udhetareve kane qene ne aeroplan, ky aksident ka kaluar pa deme ne njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qene trondites! Aeroplani tashme eshte kthyer perseri ne Aeroportin e Tiranes, Faleminderit Allahut qe nuk e ka lejur kete ngjarje te behet me e madhe”, ka shkruar Isufi./albeu.com/


Shtuar 9.05.2022 22:22