Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, sulme ndaj tre anijeve tregtare

Të paktën tre sulme janë regjistruar gjatë ditës së sotme ndaj anijeve tregtare në Ngushtica e Hormuzit.

Të paktën një prej anijeve është goditur dhe ka pësuar dëmtime materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar ka konfirmuar një tjetër incident të dyshimtë në zonë. Sipas njoftimit, një ngjarje është raportuar rreth tre milje detare larg brigjeve të Omani, në orën 13:08 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Kapiteni i një anijeje turistike ka raportuar për një shpërthim apo spërkatje pranë mjetit lundrues, duke rritur shqetësimet për sigurinë në këtë korridor të rëndësishëm detar.


Shtuar 18.04.2026 16:36

Tags: ,