Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar lidhur me tensionet e fundit për Ngushtica e Hormuzit, duke deklaruar se Irani nuk mund të përdorë këtë rrugë strategjike detare si mjet shantazhi.
“Po zhvillohen biseda shumë të mira me Iranin. Udhëheqësit iranianë duan të mbyllin Hormuzin. Nuk do t’i lejojmë ata të na shantazhojnë me Hormuzin. SHBA-të po mbajnë një qëndrim të ashpër,” është shprehur Trump.
Të lidhura
None found
Ai shtoi më tej se, pavarësisht tensioneve, kontaktet diplomatike vijojnë, duke e përshkruar Iranin si një palë që po sillet “pak i lezetshëm, siç ka bërë për 47 vjet”.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, pasi një pjesë e madhe e furnizimit global me naftë kalon përmes saj. Çdo bllokim i mundshëm i saj rrit ndjeshëm tensionet ndërkombëtare dhe rrezikon stabilitetin e tregjeve energjetike.
