Infektohen 7 nxënës me Covid-19, mbyllet klasa e vitit të dytë në gjimnazin e Këlcyrës

Rastet e infektimit të nxënësve në shkolla janë rritur. Së fundimi mësohet se 7 nxënës të vitit të dytë gjimnaz në Këlcyrë kanë rezultuar me koronavirus.

Ata mësonin në të njëjtën klasë në gjimnazin “Sejfulla Malëshova, dhe tashmë klasa është mbyllur dhe të gjithë nxënësit janë karantinuar.

Nxënësit do të kthen në shkollë pas 14 ditësh. Nuk raportohet për mësues të prekur nga Covid-19 deri tani asnjë prej tyre nuk ka shfaqur shenja.

Kujtojmë se një ditë më parë shkolla e mesme në Borsh është mbyllur për shkak se disa nxënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19./albeu.com

 


Shtuar 5.11.2021 12:07