Incident në Shkodër! Tentoi të fotografonte votën, qytetari përfundon në polici

Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës pasi ka fotografuar votën.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane” ku komisionerët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Ende nuk është identifikuar qytetari, i cili tentoi të fotografonte votën, ndërsa pritet njoftimi i policisë.

Ky është inciodenti i katërt që ka ndodhur në të gjithë vendin. Tre të parat u shënuan një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë.


Shtuar 25.04.2021 12:07