Incident misteroz në Angli, gjenden 3 persona të vdekur në rrugë, policia arreston një të dyshuar

Tre persona janë gjetur të vdekur në rrugë, në Nottingham të Anglisë.

Policia tha se janë njoftuar pas orës 4 të mëngjesit të sotëm për ngjarjen, ku u gjetën fillimisht dy persona të vdekur.

Më pas oficerët u njoftuan sërish për një incident tjetër pak më shumë se një milje larg, ku një fugon kishte tentuar të përplaste tre persona. Aktualisht të lënduarit po trajtohen në spital.

Më vonë, dhe një person i tretë është gjetur I vdekur aty pranë

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar si i dyshuar për vrasje.

Shefja e policisë Kate Meynell tha se ka dyshime që incidentet të kenë lidhje me njëra tjetër dhe shtoi se po hetohet.

 

 


Shtuar 13.06.2023 11:09