Ilir Meta paralajmëron me bujë rikthimin të Fevziu, çfarë pritet të shpalosë presidenti (FOTO LAJM)

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka paralajmëruar rikthimin në emisionin Opinion për të folur për një sërë çështjesh të rëndësishme dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Meta theksin e ka vënë te zgjedhjet e pjesshme lokale, për të cilat shprehet I gatshëm për të negociuar datën.

Komentet Meta i ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku krahas shkrimit ka vedosur edhe një fotografi me moderatorin Blendi Fevziu.

“Edhe pak orë na ndajnë nga rikthimi në “Opinion” përballë gazetarit të mirënjohur Blendi Fevziu.

Gati për datën e zgjedhjeve!

Gati për çdo pyetje!”, është shprehur Meta./albeu.com/

Shtuar 19.01.2022 17:22