Bomba nga Italia: Robinho dënohet me 9 vite burg për përdhunim!

Një bombë ra në fushën e futbollit! Një gjykatë në Romë e shpalli fajtor Robinhon, me pretendimin se futbollisti brazilian kishte përdhunuar një vajzë, duke i dënuar me 9 vite burg.

Ky është një dënim që nuk mund të apelohet dhe do të zbatohet menjëherë, por nuk dihet se si do të dënohet dhe nëse për ankesën që ishte në pritje që nga viti 2013.

Pse po ndodh kjo? Kushtetuta italiane ndalon ekstradimin e brazilianëve dhe Traktati për Bashkëpunimin Gjyqësor në Çështjet Penale midis Brazilit dhe Italisë, i nënshkruar në vitin 1989 dhe ende në fuqi, nuk parashikon zbatimin e një dënimi të vendosur nga sistemi gjyqësor italian në territorin brazilian, shkruan albeu.com.

Kjo do të thotë se Robinho nuk do të çohet në burg, por do të arrestohet nëse largohet nga Brazili, pasi vendi i tij nuk “pranon” vendimet e marra nga gjykata italiane.

Në çdo rast, shteti italian do të duhet të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar që mund të ekzekutohet në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Në të njëjtën kohë, avokati i viktimës, Jakopo Gnocchi, foli pas vendimit: “Më shumë se 15 gjyqtarë e shqyrtuan çështjen në shkallën e parë, të dytë dhe të tretë dhe konfirmuan denoncimin e klientit tim. Tani duhet të shohim se si do të përmbushet ky dënim, Brazili është një vend i madh dhe shpresoj se di si ta përballojë këtë situatë.

Për ne duhet të plotësohet dënimi. Po të ishte në Itali do të shkonte në burg. “Tani topi është në duart e Brazilit, i cili do të duhet të veprojë sipas kushtetutës së tij”. /albeu.com/


Shtuar 19.01.2022 17:24

Tags: