Ibrahimovic nuk i mban lotët në konferencën për shtyp (VIDEO)

Pas mungesës pesëvjeçare, Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të kthehet te kombëtarja e Suedisë.

Përkundër moshës së tij, 39-vjeçari ka qenë në formë të mrekullueshme në vitin e fundit me Milanin dhe kjo e ka bindur përzgjedhësin Janne Andersson që ta rikthejë në përfaqësuese.

Ndërsa në një konferencë për shtyp me rastin e rikthimit të tij, Ibra nuk ka arritur t’i mbajë lotët – diçka që pakkush mund ta ketë pritur nga ai kur kihet parasysh karizma që ka.

Suedia bën pjesë në Grupin B kualifikues së bashku me Kosovën, Spanjën, Gjeorgjinë dhe Greqinë.

Kjo do të thotë se më 28 mars, mund ta shohim sulmuesin veteran duke luajtur në Prishtinë kundër Përfaqësueses tonë.

Shtuar 22.03.2021 06:03