I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke në Pogradec, procedohet 38-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre.

Gjithashtu specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të tre shtetasve për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” konkretisht:

-M. P., 30 vjeç, banues në fshatin Shelegar, Sarandë, pasi në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”.

-S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi në kryqëzimin e fshatit Vërdovë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Yamaha” pa targë.

-R. V., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor të markës “Sgybo” pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./albeu.com

 

 

 

 

 

 


Shtuar 5.08.2021 09:57