Ngjajnë? Të gjithë po thonë se Georgina Rodriguez është sozi e Lei Krajës (FOTO LAJM)

Fansat duket se i kanë gjetur sozinë Lei Krajës dhe mund të themi se kanë qëlluar në shenjë. Moderatorja e sportit ka zbuluar ditën e sotme se çdo ditë merr nga një mesazh, ku ndjekësit i thonë se ka një ngjashmëri shumë të madhe me partneren e Crsitiano Ronaldo-s, Georigina Rodriguez.

Ajo ka postuar në Instagram një foto të Georigina-s dhe ka pyetur ndjekësit nëse ngjajnë vërtetë. Lei shprehet se vetë mendon se nuk ngjajnë, por ua ka lënë ndjekësve në dorë që të vendosin.

“Ju betohem marr mesazhe çdo ditë për ngjashmërinë që kam me Georgina Rodriguez. Unë mendoj se nuk ngjajmë”, shkruan ajo.

Ndërsa pjesa më e madhe e ndjekësve thonë se dy vajzat kanë ngjashmëri mes tyre.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Pushime On Top” Lei tregoi arsyen e largimit nga spektakli i humorit “Portokalli”. Lei tha se nuk e gjeti veten si aktore, ndaj vendosi të largohej. Ajo u shpreh se më mirë do të ishte ta moderonte spektaklin se sa të kishte një rol si aktore.

“Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten”, u shpreh moderatorja.


Shtuar 5.08.2021 09:55