“I rrëmbyer nga njerëz me uniformë të RENEA-s?”, paralajmëron Hoxha: Nëse nuk zbardhet çështja e Ervis Martinajt, do të kemi probleme

Gazetari investigativ Artan Hoxha i qëndron versionit se i shumë kërkuari Ervis Martinaj është rrëmbyer nga një prej grupeve kriminale kundërshtare, të cilët kanë qenë të veshur me uniformën e forcave speciale RENEA.

Hoxha paralajmëron se nëse kjo ngjarje nuk hetohet dhe zbardhet sa më shpejt, do të kemi probleme.

“Versioni kryesor mbetet ai që është arrestuar nga një grup me uniform të forcave speciale dhe ai ka menduar se po arrestohej. Që të lëvizesh aq lirisht në Tiranë-Durrës dhe të rrëmbesh Ervis Martinajn është e pabesueshme. Kjo ngjaje, nëse nuk hetohet shpejt dhe nuk zbulohet shpejt, do të kemi probleme. Këto janë krime që rrjedhin për shkak të situatës në krimin e organizuar, paratë që qarkullojnë mes tyre dhe korrupsionit në qeveri”, tha Artan Hoxha./albeu.com


Shtuar 21.09.2022 22:31